Arbëri

Shqiptarët në Serbi kërkojnë përfshirjen e Luginës në fazën finale të dialogut me Kosovën

Shqiptarët në Serbi kërkojnë përfshirjen e Luginës në fazën finale të dialogut me Kosovën
 

Kryetari i Këshillit Nacional të shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, kanë nisur iniciativën që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Letrën me këtë iniciativë, ata ia kanë nisur përfaqësueses së Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, koordinatorëve të delegacioneve shtetërore të Kosovës, Shpend Ahmetit dhe Fatmir Limajt, raporton FoNet.