Arbëri

Ismaili u premton punësim specializantëve të stomatologjisë

Foto: Ksp
 

Specializantët e stomatologjisë të cilët protestuan edhe njëherë para Ministrisë së Shëndetësisë, kanë marrë sot premtim nga ministri i Shëndetësisë se do të punësohen në institucione publike.

Kështu bëri të ditur përfaqësuesja e specializantëve të stomatologjisë, Mirjeta Berisha, në një prononcim për media pas takimit që patën me ministrin Uran Ismaili.