Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati duket shumë pesimist për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Europian.
Sot, në 15 vjetorin e futjes në BE të 10 shteteve të nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore, Bushati shprehet se pranimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor duket shumë i largët.
"Sot shënohet 15 vjetori i zgjerimit ‘Big Bang' të Bashkimit Europian me 10 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar,"-shkroi Bushati në një postim në Twitter.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
- Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së
- Zgjerimi i BE-së, shumë fjalë e aspak progres
-
Zgjerimi i BE-së, i ngadalshëm dhe me shumë kushtëzime
-
Diplomatët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor s’e kanë më të sigurt anëtarësimin në BE
-
Reka: Këshilli i Ministrave të BE-së zbehi përsëri “perspektiven evropiane” për Ballkanin