Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi do vazhdojë pa kushte

Foto: Ilustrim

​Kryeministri Edi Rama ka theksuar sot se Shqipëria nuk do të dështojë dhe dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.

Kryeministri është shprehur i mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan ksp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkroi Rama në Twitter.