16-vjeçari, Vleron Gashi është vaksinuar kundër COVID-19.
I ftuar në emisionin SOT ai ka thënë se vendimin për vaksinim e ka marrë bashkë me nënën e tij.
Gashi pas vaksinimit ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.
“Unë kam lexuar rreth vaksinës dhe nuk ju kam besuar teorive të cilat kanë qarkulluar. Unë mendoj që të gjithë duhet të vaksinohen, edhe arsimtarët sidomos para fillimit të shkollës”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se masat e vendosura janë veprim i mirë, pasi sipas tij, kjo mund të ulë numrin e të infektuarve.
Ai ka porositur të gjithë që të vaksinohen në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe të afërmit e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Vaksinohen shumë nxënës të shkollave të mesme
-
Kosova ka pranuar vaksinat për fëmijët nga 5 vjeç
-
Një mësuese në SHBA arrestohet pasi e vaksinoi nxënësin e saj
-
MASHTI fton prindërit ta shfrytëzojnë të drejtën për t’i vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç
-
Të mërkurën u vaksinuan 130 nxënës në shkollën “Xhevdet Doda”