Në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka raportuar ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.
Mustafa tha se në raport me rajonin, Kosova qëndron mirë sa i takon kësaj çështjeje dhe ka rënie të rasteve të incidenteve ndëretnike në Kosovë.
Ai tha se MPB-ja është e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe zbatimit të ligjit, për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët, në veçanti, ruajtjen e sigurisë për të gjitha komunitetet.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj, tha se situata e sigurisë është mjaftë e qetë dhe stabile, përkundër disa incidenteve të cilat sipas tij nuk kanë ndikuar në sigurinë nacionale, raporton Ksp.
Thotë se edhe trendet e krimit janë në rënie.
Si shqetësim, drejtori i PK-së ka përmendur numrin e aksidenteve me fatalitet për të cilat tha se kanë shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Duke folur për sigurinë në veri, Qalaj tha se gjendja edhe atje është stabile, por pranoi se ka tensione për shkak të zgjedhjeve, ndërsa u zotua se si PK do të mundohen të ruajnë qetësinë dhe të drejtën për votë të drejtë.
-
24 prill 2019 14:26
-
Shpërndaje në: