Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gratë që u kthyen nga Siria, avokatet thonë se ato janë penduar

Nga qendra ku po mbahen në Vranidoll, së paku 11 gra të kthyera nga Siria javën e kaluar, janë paraqitur të martën para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokurorja Fikrije Fejzullahu ka propozuar masën e arrestit shtëpiak për to, pasi që dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokatet mbrojtëse të tyre, të gjitha gra, kanë thënë se klientet janë penduar për veprimet e tyre, duke shtuar se kanë qenë viktima të bashkëshortëve të tyre, raporton KTV.

Të tjera të dyshuara pritet të paraqiten në gjykatë, të mërkurën.

Të premten, janë kthyer 110 kosovarë nga Siria, në mesin e tyre 74 fëmijë

Tashmë katër burrave u është caktuar masa e paraburgimit për pjesëmarrje në grup terrorist dhe në ushtri apo polici të huaj.

Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në zonën e konfliktit në Siri, vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë kosovarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.