“Në Berlin, pa ide të reja gjeniale” Foto: Ilustrim

“Në Berlin, pa ide të reja gjeniale”

21 April 2019 15:03

Në Berlin më 29 prill do të takohen sërish zyrtarët nga Kosova, Serbia e Shqipëria. Dushan Janjiq, drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike thotë se problemet janë të ditur dhe nuk pret ide të reja gjeniale, transmeton Koha.net.

Takimin e Berlinit e ka ftuar dyshja më e fuqishme evropiane: kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Në kryeqytetin gjerman shkojnë përfaqësues nga Kosova: Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj,nga Serbia Aleksandar Vuçiqi e Ana Bërnabiq, nag Shqipëria Edi Rama, janë ftuar edhe kryeministrat e Kroacisë e të Maqedonisë, Andrej Plenkoviq e Zoran Zaev, presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiq dhe kryeministri slloven Marjan Sharec.

Takimi, sipas shumë analistëve, është thirrur në kohë të pazakonshme - vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, e qëllimi i takimit është formuluar si "këmbim joformal idesh”.

"Pritet që të gjithë pjesëmarrësit të konfirmojnë përcaktimin e rrugës paqësore duke u përpjekur që t’i zgjidhin problemet dhe të përmbahen nga inicimi i temave të reja që iu interesojnë të tjerëve, siç është këmbimi i territoreve", citon n1 të ketë thënë Janjiq.

Duke folur për listën e zyrtarëve që marrin pjesë, Janjiqi ka thënë se janë ftuar ata që kanë ndikim dhe legjitimitet.

"Nuk është ftuar Dodiku dhe kjo, kuptohet –ky është mesazh se politika duhet ndryshuar, se duhet përmbajtur nga ndryshimi i kufijve në Ballkan që mund të ketë pasoja negative".

Para Berlinit, presidenti i Serbisë do të takohet me presidentët e Rusisë e të Kinës, Vladimir Putinin dhe Si Xhiaopinin. Janjiq mendon se këto takime janë të rëndësishme për Serbinë e Vuçiqin për t’i dëgjuar mendimet e tyre.

"Po vërejmë se ka ndryshime në politikën ruse, se po dërgojnë sinjale të dyfishta –thonë ashpërsojeni situatën atje, e ndoshta edhe me NATO-n. Rusia Ballkanin Perëndimor e do për ta këmbyer pastaj me Gjeorgjinë. Konsultimet janë të nevojshme, se a do ta përforcojë ato pozicionin ato, kjo është çështje perceptimi. Diku kjo do të ketë ndikim, të themi te Merkeli nëse pas shpine i arrin ndonjë mesazh nga Moska, por mund të ndikojë edhe negativisht te disa të vegël e që janë lojtarë shumë të rëndësishëm rajonalë”, mendon Janjiqi.

Ai shton se Beogradi mund të presë dy gjëra – konfirmimin e drejtimit të vet ose një lajm paksa të pakëndshëm nëse ndokush nga rajoni e akuzon për destabilizim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme