Arbëri

Në Shqipëri mot i vranët dhe me shi

 

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës fillimisht në Jug të vendit, e gradualisht në pasdite reshjet do të prekin edhe relievet malore në zonën qendrore.