Arbëri

Lumezi: Hetimet për katër të arrestuarit nga Siria kanë nisur vite më herët

Lumezi: Hetimet për katër të arrestuarit nga Siria kanë nisur vite më herët

Prokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka njoftuar se katër personat që janë kthyer në Kosovë nga lufta në Siri janë nën masën e ndalimit dhe kanë nisur procedurat penale.

Lumezi ka bërë të ditur se të njëjtit kanë qenë nën hetime gjatë viteve të kaluara nga Prokuroria Speciale. Meqë të njëjtit kanë qenë jashtë vendit atëherë është pezulluar procedura penale, raporton KTV.