Arbëri

Murati: Blerim Reka, kandidat konsensual për president i shqiptarëve e maqedonasve

 

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, do të mbahen më 21 prill dhe në garë janë tre kandidatë. Blerim Reka, është njëri prej tyre, ish-ambasador në Bashkimin Evropian, i cili mbështetet nga dy parti shqiptare.

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se presidenti nuk duhet zgjedhur duke ua mohuar shqiptarëve të kenë kandidatin e tyre për presidenti.