Arbëri

Qeveria ndan 470 mijë euro për zgjedhjet në veri

Foto: Koha

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 470 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në veri, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në mbledhjen e Qeverisë, u shqyrtua edhe kërkesa e planit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa për ndarjen e mjeteve financiare për punën shtesë të stafit lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore ku u ndanë mbi 18 mijë euro, transmeton ksp.