Ka pesë muaj prej kur presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk kanë zhvilluar takime sy më sy, të rëndomta për përfaqësues shtetërorë, ka thënë të mërkurën një burim i gazetës në Qeveri.
Një të tillë pritet të mos e realizojnë as përpara Samitit të Berlinit që do të mbahet në fund të prillit, e në të cilin do të shkojnë të dy, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Deri tash nuk ka një koordinim dhe nuk pres të ketë as para udhëtimit për në Berlin”, ka thënë ky burim i gazetës. “Nuk jam i sigurt që do të udhëtojnë bashkë”.
Dialogu i Kosovës me Serbinë do të jetë temë qendrore e samitit, që për nikoqir e ka kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Ai zhvillohet në kohën kur ndodhet në ngërç faza finale e dialogut mes këtyre dy shteteve. Serbia ka vendosur të mos marrë pjesë në të, për aq kohë sa Qeveria e Kosovës nuk e heq tarifën prej 100 për qind, të vendosur ndaj produkteve me origjinë serbe. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)