Arbëri

Rreth 1 mijë e 300 leje pune për kosovarët në Kroaci

Rreth 1 mijë e 300 leje pune për kosovarët në Kroaci
Foto: Koha / ilustrim
 

Hapja e mijëra vendeve të punës për të huajt e ka shndërruar Kroacinë ndër destinacionet kryesore edhe për kosovarët.

Prej fillimit të këtij viti, rreth 1 mijë e 300 qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrimi dhe pune nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, shkruan sot “Koha Ditore”. Në fund të vitit të kaluar, Qeveria kroate ka miratuar një vendim mbi përcaktimin e kuotës vjetore për punësimin e të huajve për vitin 2019.