Arbëri

Java e fundit e fushatës zgjedhore presidenciale në Maqedoninë e Veriut

 

Fushata e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në javën e fundit, pasi që të dielën më 19 prill do të zhvillohen votimet për president, por edhe votimet për kryetar komunash në Ohër, Dibër dhe Novosellë, përcjellë INA.

Tre kandidatët për president, Blerim Reka i përkrahur nga ASH dhe BESA, Gordana Siljanovska – Davkovka nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM – partite në pushtet gjatë kësaj jave kanë planifikuar tubimet finale në disa komuna më të mëdha, apo që njihen si bastione të tyre. Po ashtu janë planifikuar edhe tubime më të vogla dhe bashkëbisedime me qytetarët.