Veseli: Duhet të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe

Veseli: Duhet të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe

15 April 2019 11:45

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka deklaruar se ideja e rezolutës është që të vazhdohet me hapa të tjerë, pasi duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe.

Veseli këto komente i bëri pas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi për krijimin e një komision lidhur me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

“Tani është përvjetori i masakrave të mëdha, 186 masakra, me qindra njerëz, fëmijë posa të lindur, për besë të gjithë më tepër si politikan jemi qenie njerëzore kur shkojmë t’i përkujtojmë ende, dhe Kuvendi mos me marrë asnjë hap nuk është e ndershme. Keni parasysh me datën 3 gusht 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta bëjë këtë, 102 deputetë kanë votuar, 55 kundër “, tha Veseli.

Veseli shtoi se edhe sot po ndodhë mohimi i masakrave nga serbët, dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. I keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, tha ai./KosovaPress/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme