Arbëri

Panairi i universiteteve amerikane vjen në Ballkan

Panairi i universiteteve amerikane vjen në Ballkan
 

16 universitete amerikane po zhvillojnë një tur në Europën Juglindore për të ftuar të rinjtë që të studiojnë në SHBA.

“Kjo është hera e parë që ne nga universiteti Truman po vizitojmë Shqipërinë, por më herët kemi mirëpritur disa studentë të mrekullueshëm nga Shqipëria. Ata na sollën këtu. Po bisedojmë me studtentët këtu mbi programet akademike, jeta në kampus, aplikimet dhe përfitime të tjera shkollore” - thotë Majkëll Kamings, - Jam i lumtur që jam këtu në Shqipëria dhe nga ana e Universitetit Truman po ju ftoj të vini te ne dhe të studioni dhe të bëheni pjesë e bashkësisë tonë të studiuesve.