Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çohu: (Pa)Drejtësia në Mitrovicë

Për më shumë se 10 vjet, Gjykata dhe Prokuroria në Mitrovicë, kishin funksionuar në objektin e ish-Gjykatës Komunale në Vushtrri, në kushte mjaftë të vështira dhe me kapacitete të përgjysmuara.

Shtyrë nga arsyet politike, në komunat veriore të Kosovës ka munguar drejtësia. E gjithë kjo kishte reflektuar në jetën e qytetarëve të regjionit të Mitrovicës, duke iu mohuar qasja në drejtësi dhe procesi i rregullt gjyqësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në filmin dokumentar “(Pa)Drejtësia në Mitrovicë” nga organizata Çohu shpërfaqen tensionet ndëretnike dhe problemet e shumta si: mbyllja e gjykatave dhe prokurorisë në komunat veriore, numri i madh i rasteve të vjetërsuara, mungesa e qasjes së qytetarëve në drejtësi dhe pamundësia e zhvillimit të procesit të rregullt gjyqësor, trajtimi i pabarabartë i qytetarëve dhe shkelja e ligjeve vendore dhe konventave ndërkombëtare, sfidat e shtrirjes së juridiksionit në veri, numri i vogël i gjykatësve dhe prokurorëve, hapësirat e pamjaftueshme dhe të tjera.