Hoti për Vuçiqin: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut Foto: Facebook

Hoti për Vuçiqin: Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut

10 April 2019 20:21

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me masakrën e Reçakut, duke thënë se Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq: Todosijeviq e tha të vërtetën, masakra e Reçakut ishte fabrikim i Walkerit

“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar sot presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit”, ka shkruar Hoti. “Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t'i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”.

Sipas tij vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.

“Deri atëherë ne nuk duhet të hyjmë në asnjë aventurë për të arritur ndonjë marrëveshje gjysmake”, shkruan Hoti në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme