Arbëri

Thaçi në “Chatham House” përmend kufijtë si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

Foto: Presidenca e Kosovës
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House” në Londër, ka mbajtur një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

Duke folur para të pranishmëve, presidenti ka thënë se ja vlen që të diskutohet për Kosovën mu këto ditë kur po kremtohet 70 vjetori i themelimit të NATO-s dhe 20 vjetori i intervenimit të NATO-s në Kosovë.