Arbëri

Federata e Shëndetësisë ankohet për ikjen e profesionistëve nga Kosova

 

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përmes një reagimi dërguar medieve ka thënë se kohëve të fundit vendit po i ikin njerëzit e kualifikuar dhe të dëshmuar në punët e përditshme.

Sipas Federatës, kur i shtohet kësaj edhe ikja e profesionistëve shëndetësorë për shkaqe të keq menaxhimit, risistemimit sipas kritereve të përshtatshmërisë politike, inateve, smirës dhe plotësimit të tekave të disa menaxherëve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm atëherë arrihet kulmi i pakënaqësisë dhe i dezorganizimit të sistemit shëndetësor, transmeton kp.