Arbëri

Haradinaj: Së shpejti avancim të statusit ligjor për familjet e të pagjeturve dhe të martirëve

Haradinaj: Së shpejti avancim të statusit ligjor për familjet e të pagjeturve dhe të martirëve

"Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar, është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e përgjithmonë, do t’i kujtojmë ata që u flijuan për këtë tokë. Liria e Kosovës mban emrin e secilit prej tyre”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve të Komunës së Klinës.

Haradinaj, është pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe ka bërë homazhe te lapidari i martirëve, ku janë të shënuar emrat e të pagjeturve të kësaj komune, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.