Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria mbyll Konsullatën e Nderit në Gjilan shkaku i qirasë së lartë

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkak të shtrenjtimit të qirasë ka mbyllur Konsullatën e Nderit në Gjilan, të hapur në qershor të vitit të kaluar.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ekzekutivi i Komunës së Gjilanit. Konsullata deri tashti ka qëndruar në afërsi të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Gjilan, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hapja e Konsullatës ishte vlerësuar nga ana e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, si thellim i bashkëpunimit me qeverisjen komunale të Gjilanit, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, të turizmit dhe të koordinimit të aktiviteteve të tjera.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, shpreson se mbyllja e Konsullatës së Nderit të jetë e përkohshme dhe se Ambasada e Shqipërisë do të gjejë një lokacion, i cili do të jetë i përshtatshëm, në të cilin do të vendoset edhe Konsullata e Nderit.

Ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka marrë vendim të shkarkojë 38 konsuj nderi, për rrjedhojë edhe mbylljen e konsullatave të tilla në gjithë botën...(Gjerësisht, sot në Kohën Ditore")