Arbëri

Qeveria e Kosovës reagon ndaj raportit të BB-së, thotë se në Kosovë numri i të papunëve është zvogëluar

Qeveria e Kosovës reagon ndaj raportit të BB-së, thotë se në Kosovë numri i të papunëve është zvogëluar
Foto: Ilustrim/Koha

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se raporti i publikuar dje nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë, për sa i përket zvogëlimit të vendeve të punës në Kosovë në vitin 2018, për 17 mijë vende pune, është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar.

Në një reagim për media nga kryeministria, thuhet se të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Banka Qendror e Kosovës, por edhe Raporti Financiar për Shpenzimet e Buxhetit për vitin 2018, për zhvillimet makroekonomike në Kosovë flasin krejt ndryshe.