Arbëri

Xhaferi takon Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës hap rrugën euroatlantike

Xhaferi takon Tsiprasin: Marrëveshja e Prespës hap rrugën euroatlantike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot priti në takim kryeministrin grek Aleksis Tsipras, në kuadër të vizitës së këtij të fundit që po e zhvillon në vendin fqinj.

Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, i uroi të dy kryeministrat, atë të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik e Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj.