Arbëri

Mbyllja e lojërave të fatit shihet si dështim i shtetit për zbatimin e rendit dhe të ligjit

Foto: Koha

Mbyllja e lojërave të fatit, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, është dështim i shtetit nga mbajtja nën kontroll i këtyre veprimtarive dhe zbatimit të rendit dhe ligjit.

Ky vendim, sipas tyre, është një vendim ad-hoc i Qeverisë së Kosovës, i cili mund të sjellë pasoja për buxhetin e shtetit, pasi mund të ndikojë që edhe ato që kanë vepruar me licencë, këtë veprimtari ta vazhdojnë në mënyrë ilegale, duke mos paguar akcizën, e cila kap vlerën mbi 15 milionë euro brenda vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme të enjten ka aprovuar ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për periudhën 10-vjeçare, duke shfuqizuar edhe ligjin e deritanishëm për lojërat e fatit.

Me shfuqizimin e këtij ligji është ndaluar edhe veprimtaria e Lotarisë së Kosovës. Për këtë të fundit, kishte tendenca nga ana e Qeverisë që të mos i ndalohej veprimtaria, por ajo është kundërshtuar nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kërkuar që edhe ajo të futet në mesin e veprimtarive që do të mbyllen.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)