Arbëri

SBASHK: Nuk ka kompensim të orëve të humbura në pushimin pranveror

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka njoftuar se nuk do të ketë kompensim të orëve as gjatë pushimeve pranverore.

Përmes një njoftimi për medie ata kanë njoftuar se janë pajtuar me mësimdhënësit që nëse nesër u bëhet presion që të mbahet mësim, këta të fundit t’i lëshojnë objektet shkollore në shenjë proteste.