Detajet e Ambasadës Amerikane për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Detajet e Ambasadës Amerikane për policët që konfiskuan 99 pistoleta

31 March 2019 12:13

Ambasada Amerikane në Kosovës njofton se policët që kanë reaguar dhe hetuar rastin e kontrabandimit me armë, që rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e 99 pistoletave, municionit dhe gjërave tjera, kanë pranuar trajnim të sponzorizuar nga SHBA-ja, transmeton Koha.net.

“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para”.

“Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponzorizuar nga SHBA-ja. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, kanë shkruar përfaqësues të ambasadës në Facebook

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme