Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sot në Mitrovicën veriore është takuar me kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq, njoftojnë medie të Beogradit.
Pas pritjes në urën kryesore të Ibrit, Kosnett në shoqëri të Rakiqit e Simiqit ka shëtitur në shëtitoren kryesore ndërsa më pas janë ulur në tarracën e një kafeneje dhe kanë biseduar, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Siç njofton Veçernje novosti, kryetari Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka njoftuar ambasadorin amerikan për rrjedhën e punimeve në urën kryesore të Ibrit, ndërsa ka shtuar se në Ibër janë katër ura që e lidhin veriun dhe jugun e qytetit, nga të cilat tri janë të hapur për trafik dhe këmbësorë.
Rakiqi i ka thënë Kosnettit se hapja e urës kryesor në Ibër është e kushtëzuar me ndarjen kadastrale ndërmjet veriut e jugut të Mitrovicës, që sipas tij është pjesë e pikës 5 të Marrëveshjes së Brukselit.