Arbëri

Rama: Integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri

Rama: Integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri
 

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, deklaroi se përfshirja e Kosovës në Aleancë do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurt.

“Shqipëria beson fort se integrimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën thjesht, dhe as për Ballkanin por për të gjithë familjen euroatlantike. Përfshirja e plotë e Ballkanit në NATO është vizion strategjik dhe përfshirja e Kosovës në NATO do të ishte një kapital i shtuar që NATO të marrë një trajtë të plotë e të sigurt”, deklaroi Rama.