Arbëri

Një zyrtar i MTI-së në konflikt interesi, mban pozitë të lartë në një kompani karburantesh

 

Fakti se tash e 11 vjet është zyrtar i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Behram Mazrekun nuk e pengoi që të marrë një pozitë të lartë në një kompani të karburanteve në vend.

Kjo ministri, në të cilën ai shërben, ka për kompetencë licencimin e kompanive të karburanteve, si dhe kontrollin e cilësisë së naftës brenda tregut vendor.