Arbëri

Të enjten presidenti emëron anëtarët e KQZ-së, përfshirë 2 nga VV-ja e LDK-ja

Të enjten presidenti emëron anëtarët e KQZ-së, përfshirë 2 nga VV-ja e LDK-ja
Foto: Ilustrim/Koha

Pas reagimit të Ambasadës amerikane në lidhje me bllokimin e KQZ-së, presidenti Hashim Thaçi ka vendosur të enjten të emërojë anëtarët e ri të kësaj trupe zgjedhore duke i përfshirë nga dy anëtarë për LDK-në dhe VV-në. Me këtë vendim jashtë KQZ-së mbeten Nisma dhe PSD, ndërsa PDK dhe AAK kanë marrë ftesë për nga një anëtar.

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar për KosovaPress se përkundër të gjitha pretendimeve të deritanishme të presidentit Thaçi, se gjitha grupeve parlamentare iu takon nga 1 anëtarë, ata kanë marrë njoftim zyrtar se iu takojnë dy anëtarë në KQZ.