Arbëri

Pendarovski në epërsi në anketa, Reka në vendin e tretë

 

Kandidati i koalicionit qeverisës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka një epërsi të vogël karshi kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovka, është bërë e ditur nga anketa e televizionit “Telma”.

Në pyetjen se për kë do të votonin, po të mbaheshin nesër zgjedhjet presidenciale, 25 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të ishte Pendarovski, derisa 22.4 për qind do t’ia jepnin voten Siljanovksës, transmeton Koha Ditore.