Sot nxehtë, nga nesër zbresin temperaturat Foto: Koha / ilustrim

Sot nxehtë, nga nesër zbresin temperaturat

25 March 2019 08:30

Masat e ngrohta ajrore do të mbesin edhe ditën e hënë mbi rajon, duke kushtëzuar mot të ngrohtë dhe me diell.

Nga dita e martë një front i ftohtë do të kaloj mbi vendin tonë, duke sjellë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të kushtëzojnë mot më të ftohtë edhe ditëve tjera të javës.

Ditën e martë priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, e në vise malore edhe borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditëve në vijim do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare dhe të mira. Orët e mbrëmjes mbesin me mundësi që të tejkalojnë në vlera të pashëndetshme.

Sot do të jetë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Të martën më ftohtë dhe me erë. Kryesisht vranët, pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.

E mërkura ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Ftohtë, të enjten kryesisht me diell, e ditën e premte kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit vende-vende me ngrica, sipas Prishtina Weather

Temperaturat maksimale ditën e hënë do të arrijnë deri në 20C, e nga dita e martë do të pësojnë rënie në të dy vlerat. Minimalet do të zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale në 8C deri 10C.

Të hënën do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e nga dita e martë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-12m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje dukshëm mbi këto vlera.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme