Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë vazhdojnë punësimet e personave me lidhje politike e familjare me partinë që udhëheq këtë ministri.
Pas punësimit të djalit e dhëndrit të liderit të Nismës Socialdemokrate, zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, dhe nipave të zyrtarit tjetër të lartë të kësaj partie, Jakup Krasniqi, në MTI, ku ministër është ish-këshilltari i Limajt, Endrit Shala, muajt e fundit janë punësuar edhe disa familjarë e anëtarë të këtij subjekti politik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendimet për punësime që posedon Koha Ditore, në 6 muajt e fundit janë punësuar së paku 7 persona me lidhje të ngushta familjare e politike me Nismën.
Punësimi i tyre është bërë përmes konkursit publik, por burime të gazetës kanë pohuar se konkurset u janë përshtatur njerëzve të caktuar. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)