Arbëri

Selimi thotë se është i zhgënjyer me bashkëluftëtarin Haradinaj

Foto: Alban Bujari / Koha

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se ndihet i zhgënjyer me bashkëluftëtarin e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për KosovaPress, Selimi ka thënë se akoma ka mendime të njëjta në disa pika me Haradinajn, por ka shtuar se e ka zhgënjyer me punën si kryeministër.

“Raportet tona prej bashkëluftëtari që janë të ndara me raportet tona politike. Pra, në raportet tona si bashkëluftëtarë puqemi dhe është në rregull, në raportet politike nuk duket që jemi afër. Nuk po din. Unë do të doja që Haradinaj të ishte i suksesshëm edhe kur unë jam opozitë, por kësaj radhe më ka zhgënjyer”, ka thënë ai.