Arbëri

KDI: Deputetët për nëntë muaj udhëtuan 300 herë jashtë vendit

KDI: Deputetët për nëntë muaj udhëtuan 300 herë jashtë vendit
 

Kuvendi i Kosovës, ndonëse ka përmirësuar parametrat e përmbushjes së agjendës legjislative, mungesa e kuorumit, mbikëqyrja shumë e ulët e zbatimit të ligjeve, regresi në transparencën financiare, numri i ulët i dëgjimeve publike dhe organizimi jo i mirëfilltë i punës janë disa nga mangësitë evidente që kanë përcjellë punën e tij gjatë vitit të kaluar.

Këto konstatime u bënë të ditura sot, gjatë prezantimit të Raportit të monitorimit të punës së Kuvendit për 2018, të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një diskutim me deputetët e Kuvendit të Kosovës: Armend Zemaj (LDK), Elmi Reçica (PDK), Albulena Haxhiu (LVV), Besa Baftiu (PSD), Bilall Sherifi (Nisma Socialdemokrate) si dhe përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile.