Arbëri

Kontrollimi i orëve nga KEDS-i, Komisioni për të Drejtat e Njeriut do ta ftojë për raportim

 

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë se 3.532 qytetarëve u janë shkelur të drejtat, kur Kompania KEDS i ka gjobitur dhe dërguar në gjykatë, me pretendimin se kanë vjedhur energjinë elektrike.

Siç ka raportuar KTV-ja ditë më parë, KEDS-i kishte bërë ekspertizën e njehsorëve elektrikë, pa pjesëmarrjen e ekspertëve të Agjencisë së Metrologjisë.