Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë se 3.532 qytetarëve u janë shkelur të drejtat, kur Kompania KEDS i ka gjobitur dhe dërguar në gjykatë, me pretendimin se kanë vjedhur energjinë elektrike.
Siç ka raportuar KTV-ja ditë më parë, KEDS-i kishte bërë ekspertizën e njehsorëve elektrikë, pa pjesëmarrjen e ekspertëve të Agjencisë së Metrologjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët vlerësojnë se qytetarët nuk kanë shumë informacione lidhur me të drejtat e tyre karshi KEDS-it.
Anëtarja e komisionit nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka treguar se për këtë, në fillim të javës së ardhshme, do të ftohen përfaqësuesit e KEDS-it si dhe institucionet mbikëqyrëse për raportim.
Se qytetarëve u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara, e thotë edhe Avokati i Popullit.
Hilmi Jashari tregon se, në rastet kur nuk ndiqen të gjitha proceduat siç parashihen me Ligjin për Metrologjinë, atëherë gjobat dhe paditë janë antiligjore.
Për këtë, deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se do të kërkojnë kompensimin e të gjithë qytetarëve që janë gjobitur.
Ditë më parë, Kohavisoni ka raportuar se si kompania KEDS pretendon se brenda dy vjetësh, 3,532 qytetarë kanë ndërhyrë në njehsor me qëllim të vjedhjes së energjisë.
Por, kur KEDS-i i mori njehësorët e tyre për t’i verifikuar, këtë e bëri pa prani të palës neutrale, e që, sipas Agjencisë së Metrologjisë, kjo është bërë në kundërshtim me Ligjin për Metrologjinë.