Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë se 3.532 qytetarëve u janë shkelur të drejtat, kur Kompania KEDS i ka gjobitur dhe dërguar në gjykatë, me pretendimin se kanë vjedhur energjinë elektrike.
Siç ka raportuar KTV-ja ditë më parë, KEDS-i kishte bërë ekspertizën e njehsorëve elektrikë, pa pjesëmarrjen e ekspertëve të Agjencisë së Metrologjisë.
Deputetët vlerësojnë se qytetarët nuk kanë shumë informacione lidhur me të drejtat e tyre karshi KEDS-it.
Anëtarja e komisionit nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka treguar se për këtë, në fillim të javës së ardhshme, do të ftohen përfaqësuesit e KEDS-it si dhe institucionet mbikëqyrëse për raportim.
Se qytetarëve u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara, e thotë edhe Avokati i Popullit.
Hilmi Jashari tregon se, në rastet kur nuk ndiqen të gjitha proceduat siç parashihen me Ligjin për Metrologjinë, atëherë gjobat dhe paditë janë antiligjore.
Edhe
Gjobitja dhe paditë e KEDS-it ndaj qytetarëve për vjedhje të rrymës, po konsiderohen të paligjshme
Për këtë, deputetja Teuta Haxhiu ka thënë se do të kërkojnë kompensimin e të gjithë qytetarëve që janë gjobitur.
Ditë më parë, Kohavisoni ka raportuar se si kompania KEDS pretendon se brenda dy vjetësh, 3,532 qytetarë kanë ndërhyrë në njehsor me qëllim të vjedhjes së energjisë.
Por, kur KEDS-i i mori njehësorët e tyre për t’i verifikuar, këtë e bëri pa prani të palës neutrale, e që, sipas Agjencisë së Metrologjisë, kjo është bërë në kundërshtim me Ligjin për Metrologjinë.
-
KEDS-i gjobitet me 90 mijë euro për parregullsitë me njehsorët elektrikë
-
Tërhiqen nga funksioni njehsorë që regjistronin energjinë në kohë të pasaktë
-
Azemi: KEDS-i po vjedh me njehsorë elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi për këtë vepër penale
-
Mbi 1.500 ankesa të konsumatorëve në gjashtë muaj, shumica për energjinë elektrike