Arbëri

VV: Haradinajt iu desh një vit që ta kuptojë se e kanë mashtruar për Demarkacionin

VV: Haradinajt iu desh një vit që ta kuptojë se e kanë mashtruar për Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës për një vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes Demarkacionit me Malin e Zi, prej nga Kosova humbi 8.200 hektarë një vit më parë më 21 mars 2018. Në konferencë folën shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dhe anëtarja e kryesisë dhe deputetja e Lëvizjes, Arbërie Nagavci.

“Haradinaj u bë Kryeministër duke premtuar korrigjimin e gabimeve të Demarkacionit me Malin e Zi. Një vit më pas, nuk është bërë asnjë hap përpara, asnjë raport apo sqarim për korrigjimin e tij”, tha Nagavci.