BB: Një shqiptar i Shqipërisë blen 43% më pak se një i Kosovës me pagën e tij

BB: Një shqiptar i Shqipërisë blen 43% më pak se një i Kosovës me pagën e tij

20 March 2019 16:29

Shqipëria ka pagat mesatare më të ulëta në rajon, thotë Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike dhe Banka Botërore në një raport të publikuar për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Por, deri këtu nuk ka ndonjë risi. Raporti analizon me detaje se sa është diferenca reale me rajonin, pra e konvertuar në standard jetese dhe çmime. Në Shqipëri paga mesatare në 372 euro për frymë rezulton të jetë pa diskutim më e ulëta në rajon.

Kosova është e parafundit në listë me një pagë në 511 euro, pra 37% më e lartë së në vendin tonë, ndërkohë që në Mal të Zi fiksohet në 765 euro, pra mbi dy herë më e lartë. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se gjatë këtij viti, Shqipëria njeh rritjen më të madhe të pagave në rajon, me 6.6%. Edhe të konvertuara në paritetin e fuqisë blerëse, rezulton se pagat e shqiptarëve janë ato më të ulëtat në rajon. Pra, një shqiptar mesatar blen bindshëm më pak se fqinjët e tjerë me pagën e tij.

Një shqiptar i Kosovës, i cili ka pagën e dytë më të ulët në rajon blen 43% më shumë produkte ( të njëjtat produkte), se një shqiptar i Shqipërisë. Edhe sa i përket kostos së punës në orë, pa diskutim që Shqipëria është e fundit, me vetëm 2.41 euro në orë për një biznes, nga ku 2.02 euro shkojnë për rrogat. Ky është niveli më i ulët në rajon. Në koston e punës, veç pagës hyjnë edhe taksat dhe kontributet shoqërore, si dhe trajnimet që paguan punëdhënësi, pra sa i kushton atij 1 orë pune e një punëmarrësi/K.J.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme