Arbëri

Shkalla e papunësisë në Kosovë, më e larta në rajon

 

Performanca e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar të përmirësohet, edhe pse me një ritëm më të ngadalshëm se në vitin paraprak dhe përkundër rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Sipas raportit ‘Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019”, të publikuar sot nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare janë krijuar rreth 68,000 vende të reja pune në periudhën prej tremujorit të dytë 2017 deri në tremujorin e dytë të 2018, krahasuar me 231,000 një vit më herët.