Arbëri

Bordi i RTK-së shpall konkursin për drejtor tre muaj pas dështimit të konkursit paraprak

Foto: Koha
 

Me pak modifikime, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka rishpallur konkursin për drejtor të përgjithshëm të këtij mediumi, pas afër tre muajve nga dështimi i konkursit paraprak.

Kriteri që kandidati i cili synon të bëhet drejtor i Televizionit Publik t’i ketë 7 vjet përvojë pune në menaxhim të mediave, e si pasojë e të cilit kishte dështuar konkursi i kaluar, figuron edhe në konkursin e ri, shkruan sot Koha Ditore.