Pse sipas Hotit marrëveshja eventuale me Serbinë s’ka nevojë për referendum Foto: Koha

Pse sipas Hotit marrëveshja eventuale me Serbinë s’ka nevojë për referendum

17 mars 2019 16:39

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, ka shprehur bindjen se marrëveshja me Serbinë do të përfshijë normalizimin e marrëdhënieve tona me këtë shtet, asgjë më shumë.

“Prandaj, duhet të arrihet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse. Një marrëveshje e tillë nuk ka nevojë të shkojë në referendum, siç po paralajmëron shefi i PAN-it, veç nëse ai po planifikon korrigjim të kufirit me këtë marrëveshje. Le të jetë i sinqertë me qytetarë dhe pastaj do ta sheh vetë përgjigjen e qytetarëve”, ka thënë Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme