Arbëri

Policia e Kosovës: Rritet numri i gjobave në trafik, do të aplikojmë masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit

Foto: Driton Paçarada / KD
 

Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, pas raportimeve të shumta të aksidenteve kohëve të fundit.

“Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë. Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarrë disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveç kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor”, thuhet në njoftim.