Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka akuzuar ndërkombëtarët se po luajnë lojë të dyfishtë në lidhje me taksën që Kosova i ka vendosur produkteve serbe dhe dialogun Prishtinë-Beograd.
Ai tha se presioni i ndërkombëtarëve nuk ka ndonjë efekt, pasi nuk po merren masa ndaj Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si është mundur që SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk po arrijnë të detyrojnë Prishtinën të heqin taksën. Kam shprehur dyshimet se kjo është një lojë e dyfishtë, por ne na duhet të kuptojmë se kush po luan këtë lojë dhe cili është qëllimi i tyre”, deklaroi Daçiq, transmeton kp.
"B92" duke cituar ministrin serb, raporton se jo të gjithë shtetet janë të interesuara që të hiqet taksa që ka vendosur qeveria e Kosovës.
“Kemi një shumëllojshmëri të problemeve gjeopolitike, nuk është më vetëm një çështje e Lindjes dhe Perëndimit, por edhe të interesave të ndryshme brenda Perëndimit”, vijoi ai.
Daçiq ka thënë se disa shtete janë duke e inkurajuar kryeministrin Haradinaj që të mos heqë taksën në mënyrë që të mos nisë dialogu.
“Disa shtete janë duke i thënë atij, mos e hiq akoma”, tha Daçiq duke shtuar se “disa vende po i thonë Prishtinës që të presin për shfuqizimin e taksës deri pas zgjedhjeve në BE”.
Daçiq tha se Gjermania dhe Britania e Madhe nuk po tregojnë entuziazëm të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për arsye të ndryshme.