Arbëri

Policia e Kosovës rrit sigurinë në vendet sensitive pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Policia e Kosovës rrit sigurinë në vendet sensitive pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Policia e Kosovës ka shtuar numrin e zyrtarëve policorë pranë institucioneve e hapësirave të ndryshme anë e mbanë Kosovës.

Kjo pasi që drejtoria kundër terrorizmit në kuadër të Policisë se Kosovës ka kërkuar numër të shtuar të zyrtarëve policorë si masë parandaluese për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në Kosovë pas sulmit që ka ndodhur në Zelandën e Re, raporton Koha Ditore.