Arbëri

Situata në Kosovë e qetë, s’ka pasur asnjëherë probleme në rrafshin e sigurisë fetare, thotë Shkodra

Situata në Kosovë e qetë, s’ka pasur asnjëherë probleme në rrafshin e sigurisë fetare, thotë Shkodra
Foto: Ilustrim/Koha
 

Abduselami Shkodra, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka deklaruar se institucionet e sigurisë së Kosovës gjithherë janë në gatishmëri për situata të tilla sikur që ndodhën në Zelandën e Re, porse, në Kosovë s’ka pasur asnjëherë sulme të tilla.

“Në rastin konkret s’ka pasur asnjë arsye për masa shtesë sepse situata në vend është e qetë dhe stabile, shoqëria kosovare asnjëherë s’ka pasur probleme në rrafshin e sigurisë fetare dhe tashmë është i njohur ky fakt, Kosova është vend i tolerancës fetare dhe objektet e kultit dhe besimtarët e cilit do religjion janë të sigurt”, ka thënë ai për KTV-në.