Arbëri

Bërnabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë

Bërnabiq pa përgjigje ndaj Platformës së Kosovës për negociatat me Serbinë

Beograd, 12 mars - Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq deklaroi sot se ende nuk është koha për një qëndrim dhe përgjigje të Serbisë ndaj Platformës së Prishtinës për negociata me Beogradin, transmeton Koha.net raportimin e FoNet-it.

Bërnabiq u tha gazetarëve në Beograd se duhet të dëgjohet qëndrimi i aktorëve ndërkombëtarë, para së gjithash i Brukselit që është garantues i Marrëveshjes së Brukselit dhe mbikëqyrës i dialogut.